Sot aksioni i pastrimit, Veliaj: Në mbrëmje Tirana do të jetë më e pastër
Pastrimi i Tiranes sot mori një përgjigje vullnetare përmes një aksioni masiv i drejtuar nga Bashkia e Tiranës.Në listën e emergjencave për kryetarin e ri ishte Pastrimi. 24 grupe të caktuara u ndanë sot në të gjithë qytetin.Administrata e Bashkisë nuk ishte e vetëm në këtë aksion, pasi atij iu bashkuan qindra qytetarë. Banorët u organizuan nga njësitë administrative.Aksioni nisi nga Farka, një ndër zonat problematike."Në fillim parashikuam që këtij aksioni ti bashkangjiteshin 500 veta, por numri arriti në 2000 veta" thotë një qytetar.Në njësinë 8 pastrimi u bë në zonat pranë instucioneve të arsimit. Thirrje janë bërë dhe për personat që marrin ndimën ekonomike.Kryebashakiaku apeloi qytetarëtve që të jenë pjesë e aktiviteve të tilla, dhe shprehu keqardhjen për mungesën e opozitës.Erion Veliaj: "Ftoj të gjithë qytetarët të bashkohen. Të ngrenë kokën 99% që respekton ligjet dhe do shtet. Më vjen keq që opozita nuk u bashkua në këtë aksion. Më vjen keq që disa njerëz zgjodhën të ishin avokat të 1 % të zhulit"Edhe pse ky askioni ishte dhe një test vullentarizimi, kishte nga të tillë qytetarët që treguan indiferencë dhe vijuan ritualin e perditshëm.Në aksion u përfshirë dhe ushtria dhe policia, po ashtu dhe insticionet e vuajtes se denimit. Në nismën për pastrimin e qytetit u përshfinë edhe 8 gra që lanë për pak minuta qelitë dhe u përfshinë në aksionin e pastrimit.Nevoja e Tiranës për pastrim konsiderohet emergjente. Vetëm në një ditë prodhohen 800 tonë mbetje dhe ndotja e ajrit është 3 herë më e lartë se normat e lejuara të BE.


