Ish-shefi i Antidrogës në Fier thyen arrestin shtëpiak, arratiset jashtë

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim ish-shefin e seksionit të Antidrogës në policinë e Fierit, Dritan Zagani, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” duke u larguar nga Shqipëria  në mes të  procesit  gjyqësor  mbi akuzat për  shpërdorim të detyrës.Ish-efektivi i lartë i uniformave blu në qytetin e  Fierit, duhej të paraqitej të martën  në gjykatë në seancën e radhës në ngarkim të tij, por ai ka munguar duke u përfaqësur nëpërmjet një prokure të posaçme nga avokati i  tij mbrojtës.Burime pranë polcisë,  theksuan se pas mungesës në gjykatë është ushtruar dhe kontroll  në banesën e Zaganit, nga ku dhe aty është konstatuar mungesa  e tij dhe e familjarëve.Ish-shefi i antidrogës në Fier,  u arrestua në maj të vitit 2014, i dyshuar për lidhje me një grup kriminal që trafikonte drogë nga Lazarati në drejtim të Italisë. Ai akuzohej  për "shpërdorim detyre" dhe “trafikim të lëndëve narkotike.Për disa muaj çështja u hetua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila nuk mundi të faktoj implikimin e  tij në trafikun e drogës, duke e pushuar si akuzë, dhe çështjen i kaloi për hetim Prokurorisë e Fierit vetëm për veprën penale shpërdorim detyre.Kjo solli lehëtësim të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, ku ish-kryekomisari do ta kalonte në shtëpinë e tij në Vlorë.Nuk ka informacine nëse polcia ka ushtruar kontrolle periodike në banesën e ish-efektivit të policisë, për të parë nëse ai i është bindur vendimit të gjykatës.AkuzaShefi i Antidrogës së qarkut të Fierit bashkë me 5 persona që akuzohen se trafikonin drogë nga Lazarati janë arrestuar sot falë një punë hetimore disa mujor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.Dritan Zagani akuzohet se bashkëpunonte me trafikantët ndërkohë që ka ndihmuar që duke organizuar një operacion droge, të pengonte zhvillimin e një operacioni tjetër të madh.Gjithashtu këto informacione ia përcillte një shtetasi të huaj, pa njoftuar eprorët, por dhe as nuk i referonte informacionet qe merrte nga burimet e tij, në Prokurorinë e rrethit apo tek ajo e Krimeve të Rënda. Në prangat e policisë kanë rënë edhe J. Naçi (E. Brahimi), N. Brahimi, S. Shosha, E. Latifi dhe A. MalajKur nisi hetimiEmri i shefit të antidrogës ka filluar të lakohet gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku u sekuestruan 1 ton kanabis sativa. Në këtë hetim Zagani komunikonte me një nga pjestarët e grupit,i cili ishte edhe burimi i informacionit të tij.Këtu fillon edhe shkelja e oficerit të policisë, pasi nuk ka raportuar burimin e tij dhe informacionet që merrte nga ai, dhe këto informacione nuk i viheshin në dispozicion strukturave të tjera, të cila po kryenin një hetim të gjërë, me qëllim arrestimin e të gjithë grupit.Zagani ka kryer një aksion në janar të këtij viti në rrugen Fier-Vlorë ku ka sekuestruar 100 kilogramë kanabis dhe ka arrestuar dy persona.Gjatë këtij aksioni ai ka komunikuar me burimin e tij,ndërsa burimi nga ana e tij ka komunikuar me trasportuesit e drogës.Ky veprim sipas prokurorisë ka ndikuar negativisht në një operacion tjetër që po zhvillohej lidhur me këtë ngarkesë, për të cilën pritej destinacioni final i kësaj lënde narkotike, ku edhe do të ndërhyej më pas.Nga hetimet ka rezultuar se personat që po transportonin këtë ngarkesë lënde narkotike kanë komunikuar me “burimin” e zyrtarit të Policisë Zagani, pasi e konsideronin si bashkëpunëtor të tyre. Misteri më i madhe në të gjithë këtë histori është raportimi që shefi i antidrogës së fierit bën tek shtetasi italian.Ky komunikim sipas prokurorisë së krimeve të rënda ka bërë që ky shtetas të marrë informacuione për grupe dhe persona të ndryshëm kriminal ,të përshirë në trafikun e drogës brënda dhe jashtë Shqipërisë.Ka dyshime të forta që ky shtetas i përdorte këto informacione, për zhvillimin e aktivitetit të tij kriminal, pasi destinacioni i drogës që dilte nga Lazarati ishte pikërisht tregu italian.Megjithatë çështja është akoma nën hetim nga Prokuroria dhe dëshmia e oficerit Zagani, pritet të zbardhë më shumë për shtetasin italian dhe mënyrën si funksiononte ky rrjet trafiku.Perveç Zaganit Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar edhe 5 urdhër arreste të tjera, për një grup i cili trafikonte drogën e Lazaratit, drejt tregjeve të Europës Perendimore.Ndërkohë që SHKB ka arrestuar dhe tre policë të tjerë të antidrogës në Fier të akuzuar për korrupsion pasiv, pasi i kanë marrë një shumë lekësh një shtetasi.policia-arrestim /Oranews.tv/