Rrethet ende pa administratorë, të Tiranës iu është hequr dhënia e lejeve të ndërtimit
Dhënia e lejeve të ndërtimit është e vetmja kompetencë që i është hequr administatorëve aktualë, detyrë që e ushtronin më parë krerët e Komunave.Të gjitha shërbimet e tjera që nga marrja e çertifikatave deri në pagesën e taksave vijojnë të ofrohen nga njësitë administrative.Administratori i Kërrabës, Alfred Brahja, sqaron edhe rastet kur shërbimet kalojnë nga Bashkia e Tiranës.Alfred Brahja: Përveç lejeve të ndërtimit, të gjitha shërbimet e tjera mund të merren në njësitë administrative.Është e njëjta adminstratë që ka qenë, as emërim as zëvendësim.Problematikat dhe kërkesat e banorëve mblidhen dhe çfarë janë të zgjidhshme zgjidhen brenda njësisë administrative dhe çfarë janë që duan më shumë nga ana juridike specialistë kalohen në zyrat përkatëse të Bashkisë së Tiranës.Bashkia e Tiranës është ndër të parat që përmbylli caktimin e 24 administratorëve të rinj. Për Bashkitë e tjera, aleatët Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kanë lënë të negociojnë në fillim të shtatorit pas pushimeve.E njëjta panoramë shfaqet edhe në kampin e djathtë. Deri tani burime nga selia blu kanë konfirmuar zbatimin e marrëveshjes vetëm në pikën që ndan postin e nënkryetarit me aleatët që kanë marrë 5% të votave në zgjedhjet e 21 qershorit.