Ndryshimi i vendorëve, rikthehen vonesat në pagesat e paaftësisë
Rikthehen vonesat në marrjen e pagesës së paaftësisë për personat me aftësi të kufizuara. Situata paraqitet probelematike në Tiranë, në mjaft njësi administrative të kryeqytetit, ndërkohë që ky fenomen ndeshet dhe në Pukë e Berat. Keto anomali kane ardhur si pasojë e ndryshimit të të zgjedhurve vendorë.Ndryshimi i drejtuesve te pushtetit vendor pas zgjedhjeve e 21 qershorit dhe koha që morën këto zgjedhje për konstituimin e këshillave kanë sjellë prej 2 muajve vonesa në marrjen e pagesës së paaftësisë nga personat më aftësi të kufizuara.Situata është më problematike në kryeqytet në njësitë administrative Berzhitë, Krrabë, Kashar, Prezë. Por, vonesa ka prej 3 muajsh në Berat dhe Pukë.Sinan Tafaj: Janë krijuar vonesa të ndryshme në 2 muaj apo 3 muaj në disa rrethe të vendit, në disa ish-bashki apo komuna si në Tiranë psh Berzhita, Kashari, apo Preza. Apo Kami në Pukë dhe në Berat.Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, kjo kategori ndesh shqetësime në përfitimin e kompesimit të energjisë elektrike për ata që janë debitorë.Sinan Tafaj: Nuk rimbursohet pagesa e energjisë elektrike për ata të cuilët janë debitorë, por ka disa debitorë që kanë rënë dakord ta paguajnë me 25 mijë lekë në muajdhe këta nuk e përfitojnë për shkak të kësaj dhe ne na duket e padrejtë.Sipas Tafaj, problematike mbeten edhe pagesat e prapambetura në 10 vitet e fundit që e ka çuar këtë kategori edhe në Gjykata, pavarësisht nga kostot e kërkimit të së drejtes në këtë rrugë.