Kukës, zjarri djeg 40 dynym kullota dhe disa parcela me patate në Shishatvec

40 dynim kullota dhe disa parcela me patate janë djegur si pasojë e zjarrit që ka rënë rreth 300 metra larg Shishtavecit në Kukës.Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se flakët po rrezikojnë edhe varrezat e fshatit Shishtavec, por edhe vetë banesat.Në vendngjarje ka mbërritur 2 zjarrfikëse nga Krusheva e Kosovës, të cilat i janë përgjigjur kërkesës për ndihmë të banorëve. Ato po punojnë për vënien në kontroll të vatrave të zjarrit dhe shuarjen e plotë të tyre.Banorët thanë se më herët kishin kërkuar ndihmën e zjarrëfikëses së Kukësit, por nuk kishte mbërritur në vendngjarje.[caption id="attachment_572018" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Zjarri ne Shishtavec Ne foto: Zjarri ne Shishtavec[/caption]