Mungon uji i pijshëm, pushuesit refuzojnë qëndrimin në plazhin e Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2015, 16:32
Furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë në zonat turistike mbetet një premtim i përheshëm, pasi realiteti është krejt ndryshe.Banorët e lagjes numër 13 në Durrës thonë se prej kohësh nuk furnizohen fare me ujë.Situata po ndikon edhe në largimin e pushuesve, të cilët në mungesë të ujit të pijshëm refuzojnë qëndrimin në plazhin e Durrësit.Thatësira dhe punimet që po kryhen nga ana e ndërmarrjes së Ujësjellësit, sipas drejtuesve mbetet shkaku kryesor për probleme me furnizimin me ujë të pijshëm të zonës turistike të plazhit.