Tregtarët ambulantë protestojnë, s'janë dakort me tregjet ditorë të bashkisë

Dhjetra tregatrë ambulantë kanë protestuar para bashkisë së Fierit, kundër vendimit për ngritjen e tregjeve ditorë të lëvizshëm. Ata kërkojnë krijimin e një hapësire fikse ku të ushtrojnë aktivitetin.Një përfaqësi e tregtarëve zhvilloi takim dhe me kryeadministratorin e bashkisë  Florian MuçajFlorian Muçaj, kryeadministrator i bashkisë: “Pretendojnë që nuk duan të regjistrohen, nuk duan të paguajnë taksa, nuk duan të tregtojnë në tregje të tilla, por të tregtojnë në trotuare, gjë e papranueshme për ne, sepse trotuarët janë për qytetarët”.Një muaj më parë këshilli bashkiak i Fierit vendosi që tregtarët ambulantë të largohen nga trotuaret, për t'u organizuar në tregje të lëvizshëm, një herë në javë për çdo lagje.ambulantet bashkia fier/Oranews.tv/