Tension në Hungari, largohen qindra klandestinë, mbyllet stacioni i trenit

Pas ngritjes së murit në kufi me Serbinë dhe vendosjes së 2 mijë agjentëve në terren,situata me emigrantët është tensionuar ndjeshëm në Hungari.Qindra emigrantë kanë protestuar jashtë një stacioni të madh hekurudhor në Budapest, pasi policia rrethoi terminalin për të ndaluar ata që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian.Zëvendës/kryeminsitri hungarez, Janos Lazar, ka bërë përgjegjëse kancelaren gjermane Angela Merkel për kaosin e shkaktuar në vend.Turmat e njerëzve thërrisnin "Gjermania" dhe tundnin biletat e trenit pasi u detyruan të largohen nga stacioni Keleti i kryeqytetit, por policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.Kjo situatë shkaktoi kaos të madh, pasi rreth një mijë persona po lëviznin nëpër zonë duke vëzhguar hyrjet e pamonitoruara nga policia, në përpjekje për të hipur nëpër trena dhe për të vijuar udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.Sipas mediave, klandestinët janë lejuar të udhëtojnë në vijë hekurudhore të hënën në mbrëmje dhe në orët e para të mëgjesit të së martës, por kjo mbase për të ulur presionin në rritje në stacionet e trenave.Pjesa më e madhe nga Siria, Afganistani dhe Eritrea, ata bënë thirje për hapjen e portave të trenave me argumentin se kanë paguar qindra euro për biletat e trenit.Vetëm të hënën, nëpërmjet kufirit hungarez, në Vjenë të Austrisë arritën 3.650 emigrantë, kurse në të gjithë Europën vetëm në muajin korrik kanë hyrë 107.500 refugjatë.Sipas Rregullores së Dublinit, azilkërkuesit duhet të regjistrohen në shtetin e parë anëtar të BE që arrijnë, megjithatë protokolli është abuzuar gjerësisht, pasi shumë prej atyre që arrijnë në Hungari për herë të parë kanë shkelur në Greqi dhe ku kanë dështuar për të kërkuar azil.Migrants wait to board a train to Germany at the Keleti Railway Station in Budapest, Hungary, Tuesday, Sept, 1, 2015. (Zoltan Balogh/MTI via AP)Migrants wait to board a train to Germany at the Keleti Railway Station in Budapest, Hungary, Tuesday morning, Sept 1, 2015. (Zoltan Balogh/MTI via AP)Migrants wait behind a fence guarded by police as the Keleti train terminal in Budapest, Hungary, was closed Tuesday morning Sept. 1, 2015 for an indefinite time. (AP Photo/Pablo Gorondi)Refugee children sleep on the outdoor floor of the Keleti railway station in Budapest, Hungary, Tuesday, Sept. 1, 2015. Thousands of exhausted refugees and migrants camp around Budapest’s main train station aiming at traveling westwards. Flow of migrants continue to hit Hungary while the country is building a fence on the border with Serbia meant to stop the rising flow of migrants trying to enter the European Union. (AP Photo/Bela Szandelszky)