Amnistia e Papa Françeskos, të gjithë priftërinjtë mund të falin abortin
Me rastin e vitit të shenjtë, ose Jubileut të Mëshirës Papa Francesco ka vendosur të falë të gjitha gratë që kanë kryer abort dhe që janë penduar për mëkatin e tyre.Ati i Shenjtë u ka dhënë sot fuqi të gjithë priftërinjve të falin gratë dhe mjekët pjesmarrës në abort, një kompetencë që deri tani e kishin vetëm Peshkopët dhe klerikët e rangut të lartë.Kjo është lëvizja e fundit e Papës në kuadër të një kishe më të hapur dhe gjithëpërfshirëse. Sipas kishës katolike romake, aborti është një mëkat i rëndë dhe të gjithë ata që kryejnë apo marrin pjesë në një vëpër të tillë vinë automatikisht të shkishëruar.Në një letër të botuar nga Vatikani, Papa Francesco, shprehet se një nga problemet e këtyre kohërave është ndryshimi i raportit me jetën.Sipas tij ky mentalitet i përhapur gjerësisht ka bërë të humbasim ndjeshmërinë personale dhe sociale kundrejt një krijesë të re, apo thënë ndryshe një jetë të re.Kreu i Vatikanit është Papa i parë jo-evropian në 1.300 vjet dhe në diferencë nga të gjithë paraardhësit e tij ka shfaqur tolerancë dhe ka thyer tabu të vëna ndër shekuj në raportet mes kishës dhe njeriut, kishës dhe shoqërisë.Emblemë e papatit të tij është shndërruar një deklaratë e tij për rastin e një homoseksuali që kërkoi faljen e Zotit dhe që është: Kush jam unë për të gjykuar?Viti i mëshirës zhvillohet një herë në 25 vjet dhe ky i 8 dhjetorit do të jetë i 29 në historinë 700 vjeçare të kësaj tradite.