I pret rrugën, shefi i antidrogës përplas për vdekje 17-vjeçarin
Një i ri gjeti vdekjen mbrëmjen e së martës, 1 shtator, teksa u përplas nga automjeti i shefit të anti-drogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Viktima është 17-vjeçari, Eriglen Sinanaj. Ai u përplas nga automjeti tip "Tuareg" me targë TR 1767 T i drejtuar nga Artan Shkëmbi në kilometrin e gjashtë të autostradës Tiranë-Durrës.Mësohet se i riu po kalonte nga një krah i autostradës në krahun tjetër sëbashku me tre shokë të tij, vetëm 1 km larg mbikalimit.Tre miqtë e tij kanë kaluar përmes mbikalimit, ndërsa Sinanaj ka zgjedhur të çajë autostradën në mes që rezultoi edhe fatale për jetën e tij.Policia ka ndaluar Shkëmbin, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhjen e aksidentit. I pranishëm në vendgjarje, pak minuta pas aksidentit ishte dhe Ministri Tahiri.[caption id="attachment_572107" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga aksidenti ne autostrade[/caption][caption id="attachment_572103" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga aksidenti ne autostrade[/caption][caption id="attachment_572094" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga aksidenti ne autostrade[/caption][caption id="attachment_572095" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga aksidenti ne autostrade[/caption]