Kapet me 4 klandestinë, shqiptari arrestohet në kufi me Slloveninë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2015, 16:39
Shqiptari A.A 23 vjeç është arrestuar nga policia doganore italiane në pikën kufitare Fernetti, në provincën e Triestes ndërsa po kalonte kufirin mes Sllovenisë e Italisë.Akuza ndaj tij është favorizim i emigracionit klandestin.Në automjetin e tij të tipit Merceds Benz, po udhëtonin katër shqiptarë të moshës nga 23-46 vjec e pa asnjë dokument identifikimi.Dy prej tyre policia italiane në bazë të marrëveshjeve dypalëshe me Slloveninë i ka rithyer në këtë shtet, ndërsa ndaj shqiptarit A.A 23 vjec është ekzekutuar urdhëri i arrestimit në burgun e Triestes.Makina Mercedes Benz është vënë nën sekuestrimin e policisë italiane, ndërsa po hetohet ende mbi zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./Oranews.tv/