Prokuroria: Në 6 muaj, proçeduam më shumë zyrtarë për korrupsion
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka publikuar statistikat në kuadër të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke folur me shifra pozitive kryesisht në proçedimin e rasteve të korrupsionit me funksionarët publike dhe ato të sistemit të drejtësisë.Procedimet penale për veprën e korrupsionit pasiv të personave publike dhe korrupsionit në radhët e drejtësisë, janë rritur ndjeshëm.Në të dhënat statistikore të publikuara nga Prokuroria e Përgjithshme, rezulton se në 6 mujorin e vitit 2015 janë regjistruar 2.5 herë më shumë procedime se në të njëjtën periudhë të një viti më parë lidhur me veprën penale "Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë".Gjithashtu nga të dhënat, rezulton një rritje me 5 herë e procedimeve penale dhe për veprën "Korrupsion pasiv i personave publike" të parashikuar në kodin penal. Këto shifra sipas positive sipas Prokurorisë së Përgjithshme vinë pasi për vitin 2015 është shtuar dukshëm aktiviteti hetimor në luftën kundër korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe trafiqeve të paligjshme, përfshirë edhe goditjen e strukturave kriminale.Për veprën penale shpërdorim detyre, procedimet e dërguara për gjykim janë rritur me 75 % krahasuar me 6-mujorin e parë 2014, duke u regjistruar 304 procedime me 76 të pandehur dhe persona nën hetim dhe i janë dërguar gjyqit 63 procedime dhe 132 të pandehur.Gjithashtu Prokuroria e Krimeve të rënda nga të dhënat statistikore rezulton se ka regjistruar 6 procedime penale për veprën "Grupi i strukturuar kriminal", ku 2 procedime penale me 19 të pandehur janë dërguar për gjykim me akuzën e krijimit, organizimit, drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, për kalimin e paligjshëm të kufijve dhe trafikimit të narkotikëve.Gjithashtu me një rritje që shkon deri në 100 përqind, rezultojnë procedimet penale për kultivimin e bimëve narkotike.Jashtë vemëndjes së Prokurorisë nuk janë lënë veprat për qëllime terroriste ku rezulton se Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar 3 proçedime penale.Më poshtë statistikat e Prokurorisë“Shpërdorimi i detyrës” (Neni 248 i K.Penal)Për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës ”, procedimet e dërguara për gjykim janë rritur me 75 %, krahasuar me 6-mujorin e parë 2014. Konkretisht janë regjistruar 304 procedime me 76 të pandehur dhe persona nën hetim dhe i janë dërguar gjyqit 63 procedime dhe 132 të pandehur.“Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” (Neni 135 i K. Penal)Procedimet penale të regjistruara për nenin 135 të Kodit Penal “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kanë pësuar një rritje prej 69 % në gjashtë mujorin 2015, në të cilin janë regjistruar 147 procedime ndaj 77 të pandehurve dhe personave nën hetim. Procedimet e dërguara për gjykim kanë pësuar një rritje prej 83 % krahasuar me gjashtë mujorin 2014, dhe janë dërguar për gjykim 44 procedime, duke ngritur akuzë për 53 të pandehur.“Korrupsioni pasiv i personave publike” (Neni 244 i K. Penal)Procedimet e regjistruara për këtë vepër gjatë 6 mujorit 2015, rezultojnë me një rritje prej 5 herë, ndërsa procedimet e dërguara gjyqit janë rritur 8 herë.“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” (Neni 319/ç i K.Penal)Lidhur me veprën penale të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” janë regjistruar 2.5 herë më shumë procedime penale, krahasuar me gjashtë mujorin 2014.“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm” (Neni 245/1 i K.Penal)Procedimet penale të regjistruara për veprën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”, janë rritur me 50 % gjatë 6 mujorit 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe procedimet e dërguara për gjykim janë rritur me 80 %.“Pastrimi i produkteve të veprës penale” (Neni 287 i K. Penal)Procedimet e regjistruara për këtë vepër gjatë 6 mujorit 2015, rezultojnë me një rritje prej 81 %. Konkretisht, gjatë gjashtë mujorit 2015, prokuroria ka regjistruar 123 procedime penale ndaj 54 të pandehurve dhe persona nën hetim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.“Grupi i strukturuar kriminal” (Neni 333/a i Kodit Penal)Nga të dhënat statistikore të gjashtë mujorit të parë 2015 rezulton se, Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar 6 procedime penale për nenin 333/a të Kodit Penal “Grupi i strukturuar kriminal”, me 24 të pandehur dhe persona nën hetim. Ndërkaq, 2 procedime penale me 19 të pandehur janë dërguar për gjykim me akuzën e krijimit, organizimit, drejtimit të grupit të strukturuar kriminal për kryerjen e veprave penale të ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufijve dhe trafikimit të narkotikëve etj.“Kultivimi i bimëve narkotike” (Neni 284 i K.Penal)Nga të dhënat statistikore të gjashtë mujorit të parë 2015, rezulton se numri i procedimeve penale të regjistruara për nenin 284 të Kodit Penal “Kultivimi i bimëve narkotike” është rritur me 100 %, ndërkaq rritje me 157 % ka pësuar edhe numri i procedimeve dërguar për gjykim për këtë vepër.“Trafikimi i lëndëve narkotike” (Neni 283/a i K. Penal)Prokuroria ka regjistruar 55 procedime penale me 66 të pandehur dhe persona nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 283/a “Trafikimi i Narkotikëve”, ndërkaq 31 procedime penale me 71 të pandehur janë dërguar për gjykim.“Vepra me qëllime terroriste” (Neni 230 i K.Penal)Nga të dhënat statistikore të gjashtë mujorit të parë 2015, rezulton se Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar, 3 procedime penale për nenin 230 të Kodit Penal “Vepra me qëllime terroriste”, dhe 2 procedime penale për veprën penale të parashikuar nga neni 232/b “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.“Trafikimi i të miturve” (Neni 128/b i K.Penal)Lidhur me “Trafikimin e të miturve”, janë regjistruar 11 procedime penale ndaj 8 të pandehurve dhe personave nën hetim, kundrejt 3 procedimeve të regjistruara në gjashtë mujorin 2014.Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive (në zbatim të ligjit “Antimafia)Në zbatimit të ligjit “Antimafia”, rezulton se për gjashtë mujorin e parë 2015 është kërkuar nga Prokuroria dhe vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, sekuestrimi i pasurisë për 7 raste. Është kërkuar në Gjykatë konfiskimi i pasurisë në 6 raste. Për këtë periudhë, Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë 4 vendime që lidhen me konfiskimin, nga të cilat 3 janë pranuar dhe një rast është ende në shqyrtim gjyqësor.