Vetëvendosje i rrëzon ‘barrikadën’ qeverisë Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje në një aksion para qeverisë i ka hequr mbrojtëset prej hekuri që Qeveria i kishte vënë këto ditë."Qeveria po merr vendime në dëm të popullit dhe pastaj përmes këtyre grilave po mundohet të mbrohet nga populli. Kjo është edhe arsyeja edhe e këtij aksioni të sotëm”, ka thënë Valdrin Ahmeti, aktivistë i kësaj lëvizje.Ndërkohë sot gjatë ditës, Qeveria ka njoftuar se ajo i siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës dhe nuk ka arsye për shqetësim lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.“Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim të njoftimit sa më të drejtë të opinionit lidhur me gjendjen e sigurisë në vend dhe nivelin e sigurisë për zyrtarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, informon se masat e sigurisë të implementuara ditëve të fundit janë vazhdimësi e masave të sigurisë të ndërmarra para disa muajsh si rezultat i rekomandimeve për gjendjen e sigurisë në rajon dhe të njëjtat nuk i atribuohen zhvillimeve të fundit në vend”, thuhet në komunikatë./zeri/auto_5Vetevendosje_aksion_3_copy1441117993 auto_4Vetevendosje_aksion_4_copy1441117989 auto_3Vetevendosje_aksion_1_copy1441117986