Autoritetet në Hungari zbrazin stacionin e trenit në Budapest, nisen në Austri e Gjermani

Ndërsa fluksi i emigrantëve drejt Europës sa vjen e shtohet, Hungaria është detyruar të mbyllë stacionin kryesor të trenave në Budapest dhe ka evakuar gjithë emigrantët që shpresonin të niseshin drejt Austrisë dhe Gjermanisë.Forcat e policisë kanë shpërndarë turmën por janë përballur me protestën e klandestiënve të cilët thërrisnin GjermaniNë stacion ishin mbledhur mijëra refugjatë, dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm shumë prej tyre nisën rrugëtimin për në Vjenë dhe Mynih, por ata që janë pa dokumentat e nevojshme apo pa para për të blerë biletën detyrohen të qednrojnë në tenda përqark stacionit hekurudhor.Destinacioni i parë është Austria, ku në orët e fundit kanë mbërritur qindra emigrantë. Të paktën 4 trena të nisur nga Hungaria, u lejuan nga autoritetet austriake të hynin në vend. Një pjesë e madhe e tyre do të kërkojnë azil në Austri, ndërsa të tjerë pritet të vijojnë më tej udhëtimin për në Gjermani. Autoritetet austriake kanë ndërmarrë kontrolle shtesë për automjetet rrugore që hyjnë nga Hungaria, pas gjetjes së 71 klandestinëve të vdekur në një kamion.Protesta pro refugjateve - Ndërkohë  në vjenë u organizua edhe një miting pro klandestinëve, ku pjesëmarrësin u bënë thirrje autoriteve të trajtojnë me respket emigrantëtNdërkohë edhe në Gjermani, situata sa vjen e rëndohet. Trenat me kalndestinë të nisur nga vjena por edhe nga budapesti, kanë mbërritur fillimisht në Mynih. Autoritetet thanë se ishin përgatirur për rreth 500 klandestinë, por numri i tyre pritet të rritet nga ora në orë.Britania forcon kufirin - Nga ana tjetër Britania e Madhe ka përforcuar kufirin pranë portit francez së Kalesë, nga ku në muajt e fundit rreth 2 mijë klandestinë kanë hyrë në Britani përmes kanalit të La Manshit. Autoritet britanike kanë paraljmëruar se nuk do të pranojnë klandestinë që nuk kanë kontratë pune._85164031_migrant_journeys_turkey_to_germany_624/Oranews.tv/