Merkel dhe Rajoy: KE të pëcaktojë vendet e sigurta për refugjatët
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri spanjoll Mariano Rajoy i kërkuan Komisionit Europian që të dalë me propozime konkrete për të ndihmuar Europën e Bashkuar të ndërmerret me krizën e saj më të vështirë, atë të emigrantëve e refugjatëve, përfshirë këtu edhe kërkesën për të përcaktuar qartë se cilat janë vendet e sigurta.Merkel: "Ne u dakordësuam që Komisioni Europian duhet të përcaktojë prerazi cilat janë vendet e sigurta dhe se ne Greqi dhe Itali duhet të ngrihen qëndra regjistrimi si pjesë e përpjekjes së përbashkët europiane. Ata që më pas rezultojnë të jenë shtetas të vendeve të sigurta, do të duhet të kthehen mbrapsht në shtëpinë e tyre"E pyetur për thirrjet e vazhdueshme nga Austria dhe Hungaria drejtuar Berlinit si superfuqia e Europës, që të sqarojë zyrtarisht rregullat e BE për azil-,kërkuesit, në mënyrë që askush të mos krijojë shpresa të kota, Merkel tha: "Sigurisht që ne kemi vëzhguar aplikimin e ligjit. Kemi parë edhe situatat e përditshme, ku nuk ka munguar edhe mos-zbatimi i ligjeve".Kancelarja gjermane komentoi edhe ekonominë e Spanjës, duke thënë se ecuria e saj është rrugë e rëndësishme që duhet të merret shembull edhe nga ekonomitë e tjera të Europës. /Oranews.tv/