Dobësohet më tej ekonomia kineze, lëkunden tregjet aziatike
Vijon vijon të shfaqë shenja të tkurrjes së ekonomisë së saj. kështu, sipas të dhënave zyrtare për muajin gusht prodhimi industrial për ekonominë e dytë të botës pësoi rënie, duke tronditur tregjet financiare e duke shtuar presionin mbi qeverinë që të hartojë menjëherë politikat e duhura për të stimuluar ekonominë.Indeksi menaxherial që mat aktivitetin industrial në Kinë PMI, ran ë gusht në 49.7 pikë nga 50 pikë që ishte në korrik, duke shënuar kështu nivelin më të dobët që nga gushti i vitit 2012. Leximi i shifrave mbi nivelin e 50 pikëve tregon zgjerim të aktivitetit dhe nën 50 pikë, shfaq kontraktim. Shifrat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave me qendër në Pekin, dhanë impakt negativ edhe bursat aziatike, që u hapën në rënie të lehtë./Oranews.tv/