Çmimi i lartë i karburantit, Basha: Shkak taksa Rama
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2015, 11:55
Ndërkohë që qeveria ka nisur sot aksionin kundër informalitetit, kreu i PD, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama se fsheh të dhënat.Në një deklaratë të shkurtër për mediat duke iu referuar të dhënave të INSTAT, Basha shkruan se shqiptarët me të ardhura më të ulëta e paguajnë më shtrenjtë karburantitn, dhe sipas tij shkak është taksa Rama, 240 lekë për litër me TVSH.Lulzim Basha: Ja të dhënat zyrtare që fsheh Rama. Shqiptarët me të ardhura më të ulëtat në rajon e paguajnë më shtrenjtë karburantin se çdokush. Shkaku është Taksa Rama: 240 lekë për litër bashkë me TVSh.