Emigrantët presin gardhin e lartë në kufi të Hungarisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2015, 11:45
Britania, Franca e Gjermania kanë bërë thirrje për ngritjen e qendrave të pritjes dhe marrjen e shenjave të gishtave të emigrantëve e refugjatëve, sapo ata të arrijnë në Europë.Të tre vendet kanë kërkuar një mbledhje urgjente të BE-së, që do të mbahet në Bruksel pas 2 javësh, për të diskutuar për masat konkrete ose një marrëveshje më të mirë me numrin në rritje të të ardhurëve të rinj.Një pikë e nxehtë ka qenë kufiri hungarez me Serbinë dhe Rumaninë, ku mijëra njerëz kanë kaluar në javët e fundit, pavarësisht gardhit 160 km prej teli që u vu për t’i lënë ata jashtë.
/Oranews.tv/