Lufta ndaj informalitetit, disa biznese ulin qepenat, radhë për t'u regjistruar

Aksioni i qeverisë kundër informalitetit dukshëm i ka dhënë efektet që në orët e para të tij. Një numër i konsiderueshëm biznesesh ulën qepenat dhe iu drejtuan sporteleve te regjistrimit të aktivitetit të tyre tregtar. Në kuadër të formalizimit ata kërkojnë barazi për të gjithë para ligjit. Tirane- Aksioni kundër informalitetit ka struktur përtej qepenave bizneset.   Kjo ishte pamja e disa njësive tregetare në kryeqytet por dhe në disa qytete të tjera në ditën e parë të aksionit kundër informalitetit të njoftuar se nuk do të kursejë askend. Sot nuk janë klientët që mbajnë rradhe në këto dyqane pasi vete pronarët i janë drejtuar një rradhe të gjatë formalizimi.Në Qendrën Kombëtare të regjistrimit të bizneseve në Tiranë vihet re një dyndje të qytetarëve të cilët kërkojnë të regjistrojnë aktivitetin e tyre. Numri më i madh i atyre që aplikojnë për të formalizuar aktivitetin zotërojnë biznese të vogla. Ata deklarojnë se aksioni është pozitiv por duhet të jetë i barabartë për të gjithë."Të jemi të ndërgjegjshëm që taksat duhet të paguhen, pavarësisht se ne jemi mësuar të punojmë në të zezë" thotë një qytetar në Tiranë."Të paguajnë të gjithë jo një jo një po" thotë një qytetar tjetër.Kjo është thirrja normale dhe e ligjëruar e biznesit të vogël, i cili ka dyshimet e veta për zbatimin e ligjit kudo njësoj, pavarësisht nga garancitë e qeverisë se aksioni kundër informalitetit do të nisë me bizneset e mëdha dhe do vijojë më tej.Zyrtarisht nisi sot, 1 shtator 2015, aksioni kundër informalitetit. Mbi 600 grupe kontrolli janë parashkuar të dalin në terren  për verifikimin e ligjshmërisë të gjitha subjekteve tregtare.Por fillimisht para se të dalin në terren nga administrata qendrore është menduar të zhvillohen semirare orientuese për etikën që duhet të ndjekin gjatë kontrollit grupet inspektuese.[caption id="attachment_571859" align="alignnone" width="640"]aksioni kunder informalitetit Ne foto: Bizneset ulin qepenat[/caption][caption id="attachment_571858" align="alignnone" width="640"]informaliteti aksioni Ne foto: Bizneset ulin qepenat[/caption][caption id="attachment_571857" align="alignnone" width="640"]aksioni mbyllja me qepena Ne foto: Bizneset ulin qepenat[/caption]Vëzhgimi i Ora News në gjithë vendinNdërkohë nga një vëzhgim i Ora News në të gjitha QKR rajonale nga mëngjesi i 1 shtatorit  vijoi  të ketë fluks të dendur të personave që duan të regjistrojnë bizneset e tyre, apo të kryejnë veprime të tjera ligjore lidhur me biznesin e tyre. Ndërsa ata që nuk kanë mundur të regjsitrohen në kohë, janë detyruar të mbyllin qepenat e dyqaneve.Në zyrat e QKR në Tiranë, Fier, Shkodër, Elbasan, Korcë ka radhë për regjistrim apo çregjistrim të biznesit. Shumë qytetarë kërkojnë më shumë kohë për regjistrimin e bizneseve duke u ankuar për vonesa në procedura.Tiranë-  Edhe në QKR e Tiranës ka pasur radhë të gjatë për regjistrimin e biznesit. Qytetarët, shumica e të cilëve thonë se kanë biznes të vogël shprehen për mikrofonin e Ora Neës se e kanë lënë për ditën e fundit pasi në zyrat e QKR ka pasur radhë të gjata, duke mos iu dhënë mundësia për të kryer veprimet. Disa prej qytetarëve janë shprehur se aksioni i qeverisë është i drejtë, ndërsa të tjerë shprehen se pagesa e taksave duhet ta bëjnë të gjithë bizneset, dhe jo të selektuar.QKR TIRANEQKR DURRESShkodër - Pritje me orë të tëra, e ka nga ata edhe me 2 apo 3 ditë dhe pa mundur të kryejnë shërbimin e kërkuar. Është kjo panorama në sportelin e vetëm të vënë në  dispozicion për banoret e rrethit Shkoder dhe Malësi të Madhe. Qytetarët ankohen për këtë shërbim të ofruar, ndërsa nuk funksionon as sistemi, duke bërë që pritjet dhe kaosi të shtohen, informon gazetari i Ora News Bepin Kolvataj.QKR SHKODERFier- "1 shtatori ka nisur me radhë të gjata dhe biznesmenët kërkojnë shtyrje të afatit të regjistrimit të bizneseve të tyre. Tatimorët e Fierit po trajnohen sot posaçërisht për aksionin kundër informalitetit që do të nisë një ditë më pas" informon gazetari i Ora News Xhemil Beharaj.QKR FIERRNë Korçë  nuk ka nisur ende aksioni në terren por po zhvillohen seminare me tatimorët rajonalë. Fluks dhe në QKR” informon gazetari i Ora NeWs Xhemil BeharajQKR KORCEGrupet ne terren- Grupet në terren do të përbëhen nga përfaqësues të administratës së tatimeve, doganave, policisë së shtetit si dhe agjensisë e strukturave të tjera të linjës.Ndërkohë gazetarët e Ora News në rrethe raportojnë se aksioni nuk ka filluar ende në terren, por po zhvillohen takime mes tatimoreve të Tiranës dhe atyre të rretheve për të zhvilluar seminare orjentuese për aksionin. Çfarë u kontrollohen bizneseve?1- Do u kontrollohet nëse kanë NIPT2- Nëse funksionon kasa fiskale3- Numri i të punësuarve dhe përputhshmëria e pagesës së detyrimeve për sigurimet shoqërore QKR LUSHNJE QKR ELBASAN  Rama: Operacioni per te rikthyer ekonomine ne shinat e ligjshmërisëPasditen e 31 gushtit 2015, një ditë para nisjes së aksionit, Rama në mbledhje e parë të Komitetit Ekonomik Kombëtar që çeli dhe sesionin e ri politik theksoi edhe një herë se ky është një operacion për të rikthyer ekonominë në shinat e ligjshmërisë dhe jo një luftë ndaj biznesit.Kryeministri deklaroi se qeveria ka një plan të mirëstudiuar për t’iu përgjigjur me efektshmëri dhe për të siguruar një qëndrueshmëri afatgjatë në fitoren e kësaj sfide.Rama: “Kjo nuk është një luftë ndaj biznesit, por një betejë krah për krah me çdo konsumator familjar dhe çdo biznes të ndershëm që paguan detyrimet në këtë vend. Është një përpjekje jo për të shkuar pas të dobtëve në sferën e aktivitetit ekonomik dhe tregtar por të bërë të mundur në radhë të parë që të mëdhenjtë të veprojnë brenda kornizës së ligjit. Për të bërë të mundur që gjithkush të fitojë atë që fiton por jo të përfitojë duke vjedhur çka i takon shoqërisë dhe gjithë individëve ta marrin mbrapsht nëpërmjet investimit dhe shërbimeve të shtetit”.  /Oranews.tv/