Shpërthen fabrika e fishekzjarreve, 5 të vdekur dhe 2 të plagosur (VIDEO)

Pesë persona kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë fishekzjarresh në verilindje të Spanjës. Sipas zyrtarëve, ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të ndodhur në periferi të qytetit Saragoza, i cili ndodhet në afërsi të aeroportit të zonës. Shpërthimi i fuqishëm në fabrikën që prodhon fishekzjarre u dëgjua thuajse në të gjithë qytetin, teksa pamjet televizive treguan edhe shtëllunga të mëdha tymi që ngriheshin në ajer."Pesë të vdekur, dy të plagosur rëndë dhe ne nuk e dimë gjendjen e atyre që u transportuan në spital me makina private, tha kreu i ekipit mjekësor të zjarrfikësve Armando Cester.Shërbimet emergjente u kërkuan banorëve lokalë të qëndrojnë larg zonës ku ndodhi ngjarja, teksa aeroporti ka vijuar fluturimet normalisht. Forcat zjarrëfikësë vijojnë ende punën për stabilizimn e situatës në fabrikën e fishekzjarreve, e cila eksporton prodhimet e saj në vende të tjera evropiane dhe Kanada.Sipas të përditshmes spanjole El Pais, aksidentet në fabrikat e fishekzjarre në të gjithë vendin në 25 vitet e fundit kanë marrë më shumë se 110 jetë njerëzish.