FNSH operacion antidrogë në Pult, atje ku 1 vit më parë u sulmua helikopteri

Mbretërimi i kanabisit në harkun kohor të një viti në zonën e Dukagjinit ka lënë pa fjalë edhe policinë e shtetit, e cila i është rikthyer aksioneve në këtë zonë të thellë malore.Mengjesin e së martes, 400 forca policore, ndërhyrja e shpejtë dhe RENEA, së bashku me 60 mjete dhe 2 helikopterë që i monitorojnë nga ajri nisën krehjen e zonës.Njësitë administrative Pult dhe Plan ishin këtë radhë destinacioni i policisë, e cila ka arritur deri më tani të identifikojë dhe asgjesojë 109 parcela me 11 mijë e 450 rrënjë kanabis sativa.Parcelat ishin të mbjella me nga 500 deri në 1 mijë rrënjë dhe u gjeten në fshatrat Pult, Gjurë dhe Temal. Deri në mesditë u asgjesuan 11 450 rrënjë kanabis sativa-Deri në mesditë janë shkatërruar 109 parcela me 11 450 rrënjë kanabis sativa. Bimët të kultivuara në parcela që vijojnë nga 50-1000 bimë. Parcelat janë në zonën Pult, Gjurë dhe Temal.Fotografimi nga ajri- Fotografimi ajror i bërë pak kohë më parë nga policia e shtetit dhe Guardia di Finanzia, nxori në pah qindra parcela të mbjella në këtë zonë.Një vit më parë policia e shtetit u përball me rezistencën e banorëve të cilët nuk kursen as të shtënat me armë duke rrëzuar helikopterin e ushtrisë që policia kishte në përdorim.Prej më shumë se 1 jave policia ka prekur disa prej fshatrave të Dukagjinit duke asgjesuar mbi 60 mijë rrënjë kanabis, kryesisht në në “Shoshaj”, Nënmavriq, Ciklok, Pepaj, Çamë, Abat etj.Edhe ky vit tregoi se malësia e Dukagjinit është ndër më favoritet për kultivimin e bimës narkotike, ku 365 ditë ju mjaftuan kultivuesve për të mbjellë qindra parcela më drogë.Ajo që vijon të mbetet sfidë për uniformat blu është identifikimi dhe arrestimi i autorëve, që deri më sot kanë arritur t’i shmangen shtetit. Ashtu si dosja “Dukagjini 1” edhe ajo 2 do të numërojë qindra rrënjë të asgjesuara, por asnjë kultivues të vënë në pranga.[caption id="attachment_572207" align="alignnone" width="640"]arme Ne foto : Arsenali i armeve i gjetur ne Pult te Dukagjinit, pranë vendit ku u qëllua helikopteri një vit më pare[/caption][caption id="attachment_572210" align="alignnone" width="960"]policia 1 Ne foto : Aksioni ne Pult te Dukagjinit[/caption][caption id="attachment_572208" align="alignnone" width="640"]policia 2 Ne foto : Momenti i sekuestrimit te armeve ne Pult te Dukagjinit[/caption]  Më 19 gusht 2015 operacioni antidrogë u shtri në zonën e Shoshajt. Kreu i “grupit të zjarrit” autor i dy vrasjeve, “kapo” i Dukagjinit, në kërkim që në 2003[caption id="attachment_571544" align="alignnone" width="640"]helikopteri Helikopteri i cili u qellua nje vit me pare[/caption]/Oranews.tv/