Parandalohet grabitja me armë dhe maska, pranga 25-vjeçarit
Një grabitje e armatosur dhe me maska është parandaluar në qytetin e Fierit. Grabitja u parandaluar pas një denoncimi nëpërmjet komisariatit dixhital.Burime nga policia e Fierit sqarojnë se menjëherë sapo është marrë informacioni u vu në ndjekje të autorit të dyshuar, duke arrestuar në flagrancë Arteo Muhaj 25 vjeçGjatë kontrollit të ushtruar, u gjetën brenda çantës që mbante me vete dhe u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri automatik model 54, dy krehëra me 64 fishekë, si dhe dy maskaPo vazhon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Fier.[caption id="attachment_571513" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Arma dhe fisheket e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_571514" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Arma, fisheket dhe maskat te sekuestruar[/caption][caption id="attachment_571515" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Arma, fisheket dhe maskat te sekuestruar[/caption]