Obama pro marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama u ka bërë thirrje liderëve botërorë të bien dakord për prerjen e emetimeve të karbonit në bisedimet e rëndësishme që do të zhvillohen në Paris më vonë këtë vit.Duke folur në Alaskë, ai tha se vendet, përfshi dhe vendin e tij, nuk po bëjnë mjaftueshëm për të ndalur ngrohjen globale.Fuqitë botërore do të takohen në Paris gjatë muajit dhjetor me qëllim rënien darkord për të frenuar rritjen e temperaturave globale, shkruan BBC.Obama tha se “tani është koha të mbrojmë planetin që kemi me aq sa të mundemi”.“Ndoshta jemi vonë me këtë çështje,” tha ai në një takim me ministrant e jashtëm sapo arriti në Alaskë, “por duhet të shfrytëzojmë momentin”.Ndërsa takimi i Parisit do të kërkojë një marrëveshje për të limituar rritjen e temperaturave globale me 2 gradë celcius, ka pasur paralajmërime se qëllimi vështirë se do të arrihet. /Oranews.tv/