Dalin në ankand tre dokumente të rralla të ”Titanik”-ut
Edhe pse ka kaluar më shumë se një shekull nga mbytja e Titanikut, interesi për objektet që ndodheshin në anijen e tragjedisë, mbetet i lartë. Në fund të shtatorit, pritet të dalin në ankand sende të tjera, mes tyre edhe menuja e drekës së fundit të pasagjerëve.Tre dokumente të rralla që dëshmojnë mënyrën e jetesës në bordin e "Titanik"-ut në mesin e të cilëve një menu e drekës së ditës së fundit, e ruajtur me fanatizëm nga disa të shpëtuar, pritet të dalin në ankand më 30 shtator.Tre objekte mjaft të rralla dhe të pazbuluara deri më tani janë gjetur nga të afërm të të mbijetuarve. Ato janë propozuar të dalin për shitje nga "Lion Heart Autographs", një shoqëri njujorkeze e specializuar në drejtim të autografeve dhe të dorëshkrimeve.Dokumenti më i veçantë është një menu dreke e ofruar në anije, e cila daton më 14 prill 1912 e vlerësuar nga 50 mijë deri në 70 mijë dollarë. Ky dokument i përkiste Abrahami Solomonit një biznesmen në Nju Jork, i cili e kishte ruajtur në mënyrë spektakolare. Dokumenti i dytë është një nga katër biletat e njohura për vendet me kolltukë në banjat turke të "Titanik"-ut, të cilët të tregonin peshën duke u ulur mbi to. Vlera shkon mes 7 500-10 000 dollarë. Një letër e shkruar me dorë dhe zarfi i saj nënshkruar nga Mabel Francatelli, një tjetër i mbijetuar pritet të dalë në ankand me vlerë nga 4-6 000 dollarë. Titaniku, anija britanike e luksit, u mbyt më 15 prill 1912 për shkak të përplasjes tragjike me një ajsberg.