Rama: Mos shkrepni armën e nacionalizmit merrni kuponin. Shkollë nate për Tatimorët
Aksioni kombëtar kundër informalitetit çeli siparin me një takim masiv të gjitha institucioneve të linjës që pritet të mësyjnë në terren. Kryeministri Edi Rama që mbajti dhe peshën kryesore të argumentave të kësaj nisme, paralajmëroi masa të rënda për bizneset që nuk paguajnë por edhe për zyrtaret tatimore që do guxojnë të bëhen palë me evazorët fiskalë.Lufta ndaj informalitetit është një mundësi për një jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët. Kjo është reklama që i bëri kryeministri aksionit qeveritar të nisur më 1 shtator 2015, ku pritet që 600 grupe pune nga institucione të linjes të zbarkojnë në terren.Kryeministri e quajti Shqipërinë "në gjendje lufte me këtë fenomen" në territorin e zhvillimit ekonomik e tregtar, ku "patriotë" janë ata që marrin kuponin tatimor dhe jo ata që shkrepin armën e nacionalizmit, "tradhtarë" ata tatimorëve të cilët do abuzojnë me detyrënEdi Rama:Ju nuk mund t’ja falni privatit, që nuk ju jep kuponin tatimor, atë që i takon shtetit, prej të cilit ju me plot të drejtë kërkoni kopshte, shkolla, spitale, rrugë dhe shërbime. Ju nuk mund t’i mohoni familjes suaj një jetë më të mirë jashtë mureve të shtëpisë, duke mos e bërë detyrën tuaj qytetare dhe patriotike të luftës kundër informalitetit. Të këndosh këngën e flamurit e të mos paguash taksat është shfaqja më kuptimplotë e hipokrizisë ndaj vendit tënd. Prandaj nëse i them sot qytetarëve të këtij vendi se kur refuzoni të paguani një mall apo një shërbim pa e marrë kuponin tatimor, ju bëheni pjesë në një përpjekje patriotike, sepse refuzoni hajdutërinë, që e pengon vendin tonë në rrugën e civilizimit të mëtejshëm. Refuzoni mënyrën e trishtueshme të të jetuarit prej vitesh duke ja hedhur njëri-tjetrit, sepse ky vend nuk bëhet, s'na mbetet gjë tjetër vetëm t'ja fusim njëri-tjetrit dhe pastaj shohim. Refuzoni inercinë e të shkuarit përpara duke dëmtuar të ardhmen e vendit, familjes e fëmijëve tuaj. Jeni në llogore dhe nuk ka nevojë të shkrepni armën e nacionalizimit por merrni kuponin tatimor dhe mos paguani pa e marrë kuponin tatimor"Rama: Prapa hekurave tatimoret e korruptuar- Kryeministri Rama paralajmëroi të gjithë drejtuesit e doganave dhe tatimeve se do të ndëshkohen rëndë nëse bëhen palë me shkelësit e ligjit."Njësoj si vëllezërit dhe si motrat tuaja që në kompaninë e shpërndarjes së energjisë, bënin të njëjtën gjë, dhe sot janë prapa hekurave, aty do të shkojnë edhe ata ndër ju që bëjnë atë që bënin ata".Shkolle nate për tatimorët- Dhe si një mundësi për të rritur ndërgjegjen e punonjësve të tatimeve kreu i qeverisë deklaroi se do të ngrihet nja akademi fiskale.‘Do i qepemi këmba këmbës kush do jetë tradhtar i popullit dhe i ligjit në këtë betejë. Bëni si të doni vetëm një gjë Drejtoria e Tatimeve ka një Kod Etik që përcakton si duhet të paraqiteni. Ne jemi organizuar shumë mirë për ta ndjekur edhe këtë process dhe do inkurajojmë mediat bizneset me videot që të përcjellin shëmbëlltyren e asaj që nuk duhet të jetë inspektori i tatimeveNë këtë operacion jemi shërbëtorë të kompanive e bzineseve që kanë nevojë për aleancën tonë dhe mbrojtjen. Sjellja e administratës duhet të jetë shembullore edhe para atyre që kapen me shkelje është ligji që vepron dhe jo goja. Nga ana tjetër në bashkëpunim me FMN e BE-në kemi hartuar të gjithë kalendarin e shkollës për ju. Të gjithë punonjësit tatimorë, do shkojnë dhe në shkollë jo vetëm në punë. Akademia fiskale që e ringrintëm nga hiri që e gjetëm dhe që vitin e shkuar ka pasur një volum të konsiderueshëm trajnimesh që tash e mbrapa do ta bëjmë shkollë nate për ju. Ditën në punë, natën në shkollë për të mësuar se kush është detyra juaj për të mos sorollatur njerëz që kanë vënë gjakun e jetën për të vënë biznesin e nuk i kanë borxh asnjë tatimori që të shfaqet fodull dhe injorant' tha Rama. Rama: "Ka nisur të vijë era shtet por për një shtet që meritojnë fëmijët tanë duhet ende punë dhe pjesë shumë e rëndësishme është operacioni që nisim sot. Një operacion në mbrojtje të konsumatorit dhe në krah të sipërmarrësve që paguajnë taksat dhe kundër zinxhirit të hajdutërisë që shkencërisht quhet informalitet por shqip quhet hajdutërishtNë konferencë merrnin pjesë titullare te institucioneve te ndryshme, nga Ministrua e financave policia drejtoria e tatimeve doganave etj. Ministri i Financave Shkëlqim Cani: “Kur erdhëm në pushtet ekonomia ishte në ditën më të zezë pas 1997. Borxhi publik kishte arritur në fakt mbi 70 % të prodhimit të Brendshmë Bruto ndërsa në realizimin e të ardhurave mungonin 23. 3 mld lekë. Për herë të parë qeveria ndërmerr reformë gjithëpërfshirëse. Lufta ndaj informalitetit nuk është fushatë kryqëzuese ndaj biznesit.Drejtoresha e Doganave, Pranvera Fagu: “Do ta fitojmë betejnë sespe nuk po luftojmë bizneset por paligjshmërinë”Drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj tha: "Lufta ndaj informalitetit është në mbrojtje të biznesit. Jemi të bindur që do të kemi mbështetje për operacionin pasi lufta është ndaj informalitetit, jo ndaj biznesit. Me aksionin tonë duam të luftojmë abuzuesit dhe evazorët"Ndërkaq një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Ekonomik, kryeministri Edi Rama tha se do të angazhohen 600 grupe në terren, ndërsa theksoi se aksioni nuk synon të godasë biznesin, por të vendosë drejtësi në radhët e tij me nje standard të vetëm: Të gjithë të barabartë para ligjit.[poll id="72"] /Oranews.tv/