Vijojnë radhët në QKR-në e Shkodrës, qytetarët ankohen për vonesa

Shtatori ka nisur paralelisht me luftën e tatimorëve kundër informalitetit, edhe me radhë në zyrat e Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit dhe Liçensimit të bizneseve në Shkoder.Pritje me orë të tëra, e ka nga ata edhe me 2 apo 3 ditë dhe pa mundur të kryejnë shërbimin e kërkuar.Është kjo panorama në sportelin e vetëm të vënë në dispozicion për banoret e rrethit Shkoder dhe Malësi të Madhe. Qytetarët ankohen për këtë shërbim të ofruar, ndërsa nuk funksionon as sistemi, duke bërë që pritjet dhe kaosi të shtohen.Qytetari: Kam ardhur për tu regjistruarGazetari: Nuk keni ta regjistroni biznesinQytetari : Jo, as dje as pardjeGazetari: Cila është arsyeja që nuk keni arritur të kryeni punëQytetari : Isha numri 24 dhe nuk më erdhi radha se u bllokuan numrat dhe hynë pa radhë njerëzit.Gazetari: Çfarë biznesi jeni?Qytetari: Biznes i vogëlQytetarja tjeter : Jam këtu që në orën 6-7Gazetari:  Pse nuk keni kryer akoma punë?Qytetarja: Është prishur ajo që merret numri, puna jonë është të presim gjithë jetën. Edhe për të sjellë para këtu duhet të presimQytetari tjetër: E kam mbyll biznesin se kam frikën e kontrollit. Këtu janë fashistaQytetari tjetër: Unë kam një hotel në VelipojëGazetari: Keni ardhur ta regjistroni në QKRQytetari : Kam ardhur për ta mbyllur jo për ta regjistruarSituata mund të bëhet edhe më problematike në ditët e ardhshme nëse nuk ndërhyhet, pasi në Shkoder llogariten 20% e bizneseve që operojnë në informalitet të plotë.radha ne qkr qkr 1 qkr 22 qkr 3/Oranews.tv/