Veliaj apel ndërtuesve: Ulni çmimin e apartamenteve ose paguani taksën e pronës

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë apel ndërtuesve që të ulin çmimin e apartamenteve të pashitura pasi në të kundërt do të paguajnë taksën e pronës.Nga Shkoza, ku Veliaj shpërndau për 30 familje banesat sociale tha se duke vendosur taksën e pronës për të gjthë ata pronarë që kanë apartamentet e pashitura, është e vetmja mënyrë për të ulur çmimin.Veliaj tha se ky propozim shumë shpejt do ti shkojë këshillit bashkiak. Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunim për të ndihmuar qytetarët që nuk kanë të ardhura për të blerë shtëpi kaq të shtrenjtaErion Veliaj: “Dua t’i bëj një apel ndërtuesve; Unë e di që kjo zgjedhje që japim sot për 30 familje apo në 242 familje në total, megjithëse është një punë e mirë nuk mjafton. I kam bërë apël shoqatës së ndërtuesve të ulin cmimet e apartamenteve. Unë e di që jetojmë në kapitalizëm, por ka disa gjëra që shteti mund të bëjë për të bindur privatët që t’i binden rregullave.Unë do propozojë në Këshillin Bashkiak që taksën e pronës ta paguajnë edhe ndërutesit e apartamenteve të pashitura. Duke mos paguar taksën ai e mban shumë vite pa shitur dhe thotë kur të shitet le të shitet.Nëse mbani çmimet në stratosferë mos pretendoni leje ndërtimi, përsa kohë që nuk shiten apartamentet që janë. Nëse nuk ulin çmimin e apartamenteve të përgatitetn të paguajnë taksën e pronës, sic paguan cdo qytetar që ka pronën e tij. Është e vetmja mënyrë që ndërtuesit të ulin çmimet”Nuk i ndajmë njerëzit, i shërbejme me dinjitetErion Veliaj: Të fillojmë të sjellim risi ku nuk i ndajmë njërëzit, por i shërbejmë me dinjitet si qytetarë të Tiranës. Këshilltarët tanë, administrata, të gjithë ne jemi për të dëshmuar dicka që thelbi i punës tonë është që t'i japim qytetarëve një shans për të ecur përpara në jetë. Secili ka talentin e veta dhe të ndryshme në jetë, por unë mendoj se detyra e qeverisë qëndrore apo lokalë është që ti japë njerëzve këtë mundësi. Pas 4 vjetësh rrumujë dua të falenderoj sot Edi Ramën dhe Lindita Nikollën sepse në kohën kur Rama ishte kryetar bashkie dhe Nikolla ishte kryetare e minibashkisë filloi ky projekt.Së pari dua tju then t'i gëzoni shtëpitë, gjëja e dytë është që ta ruajmë këtë lagje. Këto ditë kemi pasur një diskutim mbi mbajtjen e Tiranës të pastër dhe lirimin e hapësirave publik. 1% e qytetarëve të Tiranës janë mërizutr, por 99% e mbështesin rendin dhe ligjin dhe mbështesin bashkinë e Tiranës. Ky është komuniteti më homogjen. Këtë ambient model ta ruajmë si gjënë më të shtrenjtë të qytetit tonë. Dua që këto  30 familjet e para të jenë pjesë e aksionit të pastrimit të Tiranës.veliaj/Oranews.tv/