Autori që hodhi granadën kundër policisë në Kiev filmohet nga kamerat

Autori i sulmit ndaj forcave të policisë në Kiev të Ukrainës është kapur nga kamerat. Ai dyshohet se ka shkaktuar vrasjen e efektivit 24 vjecar, dhe plagosjen e disa kolegëve të tij. Ndërkohë krerët e shtetit të Ukrainës akuzuan Moskën për nxitjen e dhunës, por edhe ultanacionalistët për të cilët thanë se po hapin një konflikt të ri në vend. Autori i sulmit me granadë në protestën e Kievit është filmuar nga kamerat. Pamjet filmike tregojnë një person me kapele që hedh mjetin shpërthyes para kordonit të policisë. Ende nuk ka informacione nëse i dyshuari është identifikuar nga autoritete ukraianse.1 efektiv vdiq dhe 90 të tjerë u plagosën gjatë protestave të dhunshme që shpërthyen pasi parlamenti kaloi një ligj për më shumë autonomi për lindjen e vendit. Minsitria e Brendshme tha se 90 efektivë mbetën të plagosur kur u sulmuan me eksploziv nga turma e protestuesve.Reagimet e krerëve të Ukrainës ishin të ashpra.  Presidenti Petro Poroshenko akuzoi Moskën si nxitëse të dhunës, duke u shprehur se disa politikanë në Rusi u shqetësuan pas kalimit të ligjit për zgjerimin e autonomsië në lindje të Ukrainës, pasi nuk morën atë që prisinin.Por Poroshenko akuzoi edhe politikanët vendas që sipas tij me kundërshtimin ndajt këtij ligji po nisnin një fushatë kundër aletaëve më të ngushtë të Ukrainës si SHBA, Gjermanisë Francës apo Bashkimit Europian.Ndërkohë Kryeminsitri Arseni Jatsenuk kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për autorin e sulmit që shkaktori vdekjen e policit 24 vjecar, ndërsa akuzoi partinë kryesore nacionaliste Svoboda si shkaktare e trazirave të dhunshme. Sipas Jatsenuk, ndërsa Ukraina po mbrohet nga sulmet e Rusisë, të ashtëquajturit politikanë pro Ukrainas po përpiqen të hapin një tjetër konflikt në qendër të vendit.Ngjarja në Kiev para parlamentit u dënua edhe nga SHBA, Gjermania, Faranca dhe BE. Parlamenti i Ukrainës kaloi dje ligjin që i garanton një status të vencantë rajoneve të Donestskut dhe Luhansk, të cilat kontrollohen nga separatistët pro rusë./Oranews.tv/