SHBA: Kërcënimet e Phenianit po merren seriozisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2013, 11:25
Shtëpia e Bardhë ka theksuar se është duke i marrë seriozisht deklaratat e fundit të Koresë Veriore për “gjendje lufte” ndërmjet dy Koreve, pavarësisht historisë së “retorikës luftarake” të Phenianit.Zëdhënësja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara, Caitlin Hayden, tha mbrëmë se Uashingtoni është në kontakt të afërt me Korenë Jugore.Koreja e Veriut ka deklaruar se ka hyrë në një “gjendje lufte” me fqinjin e saj jugor. Koreja e Veriut ka kërcënuar pothuajse çdo ditë të sulmojë jugun dhe bazat ushtarake amerikane që nga fillimi i muajit mars.Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përgatitura dhe të afta t’i mbrojnë interesat e veta dhe të aleatëve të tyre në rajon.