Vodhi 153 mijë lekë gjatë transportit, arrestohet punonjësi i Postës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2015, 09:33
Një punonjës i postës së Fushë Krujës është arrestuar nga efektivët e komisariatit të Krujës për shpërdorim detyre.Sipas bluve, Hasan Guni 34 vjeç, shoqërues i vlerave monetare ka vjedhur shumën e 153.193 lekëve, të cilat i kishte marrë në degën e postës Fushë-Krujë për ti dorëzuar në degën e postës Krujë.“Gjatë rrugës për të dorëzuar paratë në Postën e Krujës ka marrë sasinë e lekëve duke lënë ambalazhin bosh” thuhet në njoftimin e policisë.Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprë penale“Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” .