Ekstradohet nga Italia 31-vjeçari i dënuar me 8 vjet burg për trafik heroine
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2015, 09:20
Ekstradohet nga Italia drejt vendit tonë Lulzim Dërvishi i dënuar me 8 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike.31-vjeçari nga Kavaja i njohur edhe si Luis Dërvishi u kap në flagrancë nga policia e Kavajës sëbashku me një shtetas tjetër S.P duke transportuar heroinë me mjetin tip Mitsubishi me targë BE-5784. Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:45 të datës 2 shkurt 2011.Një vit më pas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë , me vendimin Nr. 12-2012-1349, do ta dënonte me 8 vjet burg , për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike” .Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.