Kapet me 7m3 lëndë drusore në kamion pa dokumentacion, arrestohet 42-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2015, 08:53
Vijojnë masat për parandalimin e prerjeve të pyjeve si dhe të transportit të lëndëve drusore pa leje.Një 42 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, ndërsa transportonte me kamionin e tij lëndë drusore.Sipas bluve Viktor Balla, banues në fshatin Sterstan u kap në flagrancë duke transportuar me mjetin e tij me targa EL 1147 B pa asnjë dokument 7m3 lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme në pyllin e këtij fshati.Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndën drusore dhe mjetin e 42-vjeçarit, ndërsa materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.