Gjeorgjia liron para kohe 300 të burgosur

Ministri i ri i Burgjeve në Gjeorgji ka bërë të ditur se rreth 300 të burgosur do të lirohen para kohe në të Menard e afërt.Ministri Sozar Subari u ka thënë gazetarëve se të burgosurit që janë dënuar për krime të vogla dhe kanë shërbyer dy të tretat e burgimit, do të gëzojnë lirinë.Ky vendim vjen disa ditë pasi Qeveria e re e Gjeorgjisë ka nisur zyrtarisht punën.Qeveria udhëhiqet nga kryeministri Bidzina Ivanishvili. Koalicioni i tij “Ëndrra Gjeorgjiane” ka fituar zgjedhjet parlamentare më 1 tetor.Vetëm pak ditë para zgjedhjeve, disa kanale televizive të opozitës kanë transmetuar një video, që tregonte rojet e një burgu në Tbilisi duke torturuar disa të burgosur.Videoja ka shkaktuar zemërim publik dhe protesta masive në Gjeorgji.