Deklarata e Berlusconit, tronditen tregjet

Një ditë pas deklaratave të ish kryeministrit italian Silvio Berluskoni se do të luftojë për të rrëzuar qeverinë e  kryeministrit Mario Monti,  tregjet në Eurozonë kanë reaguar negativisht.Sipas analistëve tani përveç frikës së liderëve europianë për Greqinë  sytë janë hedhur nga Roma ku pasiguria politike  ka bërë që bursat  të hapen  negativisht."Jam i detyruar të qendroj në politikë. Ndjej detyrën dhe përgjegjësinë për të reformuar sistemin e drejtësisë në mënyrë që të mos u ndodhë qytetarëve të thjeshtë kjo që më ndodhi mua", deklaroi Berluskoni  pas vendimit të gjykatës që e dënoi me 4 vite burgim dhe tre vite larg posteve shtetërore.Sipas vendimit të gjykatës, Mediaset, në pronësi të Berlusconit, ka shfrytëzuar një skemë antiligjore për shit-blerjen e të drejtave televizive të cilat kalonin nga njëra dorë në tjetrën me efektin financiar rritjen artificiale të çmimeve.Para vendimit të gjykatës, Berlusconi në një deklaratë publike tha se kishte vendosur të mos kandidonte më për kryeministër dhe se për të mirën e Italisë do të qëndronte larg politikës, por  vendimi i gjykatës  ka bërë që  kavalieri  të kthehet në lojën politike të Italisë  duke shkaktuar tërmet.