Kriza siriane, Brahimi udhëton në Moskë

I dërguari ndërkombëtar në Siri, Lakhdar Brahimi zhvillon sot bisedime me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë.Bisedimet vijnë në ditën e fundit të një armëpushimi katër-ditor në Siri, i cili është përcjellë me shkelje të shumta, si nga forcat e qeverisë ashtu edhe nga kryengritësit.Brahimi ndërmjetësoi armëpushimin me shpresën e ndërtimit të besimit mes dy palëve për t`i dhënë fund krizës 19-muajore, e cila ka marrë dhjetëra mijëra jetë njerëzish. Megjithatë, dhuna ka vazhduar.Aktivistët thanë se të paktën 110 persona janë vrarë të dielën, një shifër e ngjashme me viktimat e një dite më parë.Përfshirë këtu edhe 16 persona të cilët u vranë nga sulmet ajrore në fshatin al-Barra, në rajonin malor verior të Sirisë.Avionët luftarakë sirianë gjithashtu goditën tre rajone perfierike të Damaskut, në përpjekje për të dëbuar forcat kryengritëse.