Dimri pushton Evropën, reshje dëbore në Francë, Zvicër e Rusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2012, 14:52
Dimri ka ardhur më shpejt se pritej në Evropë. Zonat alpine të Francës janë mbuluar nga rreshjet e dëborës që kanë kaluar 40 cm, ndërsa temperatuarat janë ulur nën zero.Edhe Moska është zgjuar mëngjesin e sotëm nën rreshjet e dëborës. Reshje dëbore kanë rënë edhe në pjesën më të madhe të Zvicrës vetëm një javë pasi temperaturat e larta të muajit tetor shënuan rekordin e tyre.Ndërkohë rreshjet e shumta të shiut në Itali kanë bërë që pjesa më e madhe e qytetit të ujit Venecia të përmbytet. Parashikimet meteorologjike flasin për një një dimër të hershëm këtë vit.Qëndra meterologjike evropiane ka paralajmëruar se këtë vit dimiri do të jetë shumë i acartë dhe me temperatuara që do ti kalojnë -30 gradë celsius.