Karzai: Sulmuesit e xhamisë, “armiq të Islamit”

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka thënë se sulmuesit e xhamisë në provincën Fariab janë “armiq të Islamit dhe njerëzimit”.Dyzetenjë persona janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur nga sulmi i së premtes. Shumica nga viktimat kanë qenë zyrtarë të lartë fetarë, që kremtonin Festën e Bajramit.Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende askush.Komandanti i forcave të udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan, gjenerali John Allen, ka dënuar po ashtu sulmin.Ai ka ndodhur në vazhdën e një sërë sulmesh vdekjeprurësve në javët e fundit, që kanë pasur në shënjestër ushtrinë afgane, policinë dhe zyrtarët qeveritarë.Më herët, Karzai ka përsëritur thirrjen e tij që talibanët t`i bashkohen qeverisë.