Ukrainë, "exit-polls" japin fitues Yanukovych
Partia e presidentit aktual, Viktor Yanukovych ka marrë përqindjen më të madhe të votave, por partitë opozitare kanë fituar më shumë nga sa pritej.Sipas rezultateve të para të “exit-polls”, Yanukovych ka fituar 28% të votave, i ndjekur nga “Atdheu” i Tymoshenkos me 24,7%. Partitë e tjera kryesore ishin “Liria” me 12,5%, Komunistët me 12,5% dhe partia anti-korrupsion “Udar” 15,4%, e kampionit të boksit Vitali Klitschko.Përgjithësisht, “exit-polls” sugjerojnë se partia e Yanukovych dhe aleatët e tij do të mbajnë pushtetin, por me një mazhorancë më të “rrudhur”. Rezultati përfundimtar pritet të jepet sot.Zgjedhjet parlamentare në Ukrainë u zhvilluan ditën e djeshme dhe kutitë e votimeve u mbajtën hapur për 12 orë.Presidenti Yanukovych është kritikuar gjerësisht nga Perëndimi për shkak të burgosjes së rivales kryesore, ish-kryeministres Yulia Tymoshenko. Një numër partish të vogla synonin të përfitonin nga zhgënjimi. Këtu përfshihet Partia Liberale “Udar” e kampionit të boksit, Vitali Klitschko, i njohur si "Doktor Grushti i Hekurt", si dhe Partia për Liri "Svoboda", e ekstremit të djathtë.Gjysma e parlamentit me 450 vende të Ukrainës do të mbushet nga palët e zgjedhura mbi bazën e listës së kandidatëve, ndërsa gjysma tjetër do të plotësohej nga kandidatët individualë, të votuar sipas sistemit mazhoritar. Rreth 5000 kandidatë kanë garuar në këto zgjedhje.