Ministrat e Jashtëm vajzën pakistaneze, Malala
Ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Pakistanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe e kanë vizituar spitalin britanik që po përkujdeset për vajzën e plagosur pakistaneze, Malala Yousufzai.Zyra e Ministrit të Jashtëm Britanik tha se sekretari për punë të jashtme, William Hague, ministri i jashtëm i Pakistanit, Rehman Malik dhe ai i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Abdullah bin Zayed, u takuan sot me babanë e Malalës dhe stafin mjekësor në Spitalin Queen Elizabeth në Birmingham të Anglisë. Ata nuk u takuan me Malalën.Vajza 15 vjeçare, e cila kishte bërë fushatë për promovimin e edukimit te vajzat pakistaneze, ishte gjuajtur në kokë nga talibanët pakistanezë, më herët këtë muaj, në kohën kur po kthehej nga shkolla.Sulmi ndaj vajzës adoleshente ngjalli zemërim në mbarë botën.