PD: Qeveria fsheh të dhënat e korrikut, mbulon korrupsionin në financa me propagandë
Ministria e Financave ka vonuar për të dytin muaj radhazi publikim e treguesve fiskal. Edhe pse kanë si detyrim ligjor që të dhënat të publikohen në datën 20 të çdo muaji ky afat nuk është zbatuar. Edhe gjatë muajit korrik pati një vonesë qe e tejkaloi muajin dhe preku gushtin, në publikimin e të dhënve të cilat rezultuan me një mosrealizim të konsiderueshëm. Të njëjtin shqetësim ka ngritur edhe opozita.Koordinatori i Partisë Demokratike Dorian Teliti ish-sekretar i Ministrisë së Financave deklaroi se vonesa e publikimit të treguesve fiskal tregon se mosrealizimi për këtë muaj në dogana dhe tatime pritet të jetë më i thellë.Teliti: “Muaji korrik është sërish dramatik në mbledhjen e të ardhurave, ku mungojnë para në buxhet për rrugë e shkolla, për çerdhe e kopshte, për rritje pagash e pensionesh.Por ky muaj është nga ana tjetër një parajsë për kontrabandistët dhe klientelën e qeverisë, që shmangin detyrimet, ndajnë paratë me zyrtarët duke shtuar pasurinë dhe luksin”.Aktualisht janë publikuar vetëm të dhënat paraprake dhe për 7 mujorin të cilat rezultojnë me 11.2 miliardë lekë më pak ardhura se plani.
/Oranews.tv/