Tokë tjetër për ortodoksët, ja si do ringrihet "Shën Thanasi"

Pak ditë pas shembjes së kishës së Shën Thanasit në Dhërmi prezantohet projekti për rindërtimin e kishës.Ministri i Mirqënies Sociale Blendi Klosi së bashku me kreun e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro publikuan projektin gjatë takimit me banorët në rrënojat e kishës. Ministri zbuloi se në këtë vend pasi u diskutua me stidiues, arkeologë dhe arkitektë u vendos të rindërtohet objekti i Kultit, aty ku ndodhet varri i murgut bazilian Nilo Katalano.Blendi Klosi: "Dalin në pah objekte të trashëgimisë kulturore, siç është objekti kaq shumë i diskutuar i cili dëshmon një traditë shumë të vjetër të kësaj zone"Projekti bazohet te kisha e vjetër e "Shën Thanasit" e shembur në vitin 1973.Jorgo Goro: "Ka gati një muaj që po merremi me punimet për të zbuluar rrënojat e kishës së vjetër, me trashëgimi kulturore me vlerë të madhe historike dhe shumë shpejt, kjo ndertesë nuk lejonte vazhdimin e punimeve. Shumë shpejt do të zbulohen të gjithë objektet dhe rrënojat dhe do kemi mundësinë të bëjmë objektin përfundimtar të Kishës së arëhershme"Banorëve të Himarës iu lanë dy-tre troje si opsion nga qeveria për të rindërtuar  objektin e tyre të kultit."Unë në emër të ministrisë të Mirëqënies Sociale, qeverisë shqiptare, dikasterit qe është përgjegjëse për kultet, i ofrova banoreve ndihmën e institucionit tonë për të patur mundësinë që të rispostojmë kishën në një vend tjetër dhe ministria do të japi ndihmën e saj për të realizuar objektin”, u shpreh ministri Klosi.“Bashkia i ofroi rreth 2 apo 3 pozicione të tjera ku ata mund të ndërtojnë kishën sipas natyrisht disa parametrave standarde të kishave të kësaj zone, qe eshtë një zonë shumë e pasur me objekte kulti dhe objekte të trashëgimisë kulturore”, tha ai.projekti per kishen ne dhermi projekti per kishen ne dhermi2 projekti per kishen projekti per kishen2 projekti per kishen3