S'ndalen sulmet ndaj refugjatëve, i vihet zjarri një kampi në Gjermani
Vijojnë sulmet ndaj refugjatëve në Gjermani. Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar gjatë mbrëmjes së kaluar një banesë në Salzhemmendorf ku jetonin një familje emigrantësh ilegalë, duke i vënë flakën.Si pasojë e flakëve është djegur vetëm dhoma e apartamentit në katin e parë të godinës që më parë kishte kryer funksionin e shkollës, në të cilën kanë gjetur strehë rreth 30 emigrantë.Në apartamentin e djegur mësohet se jetonte një grua me katër fëmijë të vegjël, por që fatmirësisht në momentin e sulmit ato gjendeshin në apartamentin e njërit prej fqinjëve.Autoritetet bëjnë me dije se gruaja dhe fëmijët janë marrë nën kujdes mjekësor, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve të sulmit.Nga hetimet paraprake mësohet se një mjet i dyshimtë është pikasur në momentin e ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij.[caption id="attachment_569228" align="alignnone" width="600"]
Zona ku ndodhet kampi i emigranteve qe u sulmua[/caption][caption id="attachment_569229" align="alignnone" width="600"]
Zjarrefikesit dhe ambulanca ne vendgjarje[/caption][caption id="attachment_569230" align="alignnone" width="600"]
Dritarja e baneses ne katin e pare qe u sulmua[/caption][caption id="attachment_569231" align="alignnone" width="600"]
Zjarrefikesit gjate shuarjes se zjarrit ne banese[/caption][caption id="attachment_569232" align="alignnone" width="600"]
Dhoma e djegur nga zjarri[/caption][caption id="attachment_569233" align="alignnone" width="600"]
Zjarrefikesi gjate punes per shuarjen e zjarrit[/caption][caption id="attachment_569234" align="alignnone" width="600"]
Policia dhe zjarrefikesit gjate kqyrjes se vendit te ngjarjes[/caption]