“Der Spiegel” zbret në Shqipëri, rrëfimi i të riut nga Novoseja: Kërkojmë një jetë më të mirë

Çështja e azilkërkuesve është kthyer një problem shqetësues për Gjermanët. Kjo i ka detyruar mediat gjermane që të investigojnë në Shqipëri për arsyet se pse të rinjtë shqiptarë braktisin vendin e tyre për tu zhvendosur në Gjermani. Gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel” ka marrë në intervistë një djalë të ri nga Novosja  Shishtavecit. Mali Tafaj  rrëfen arsyet e largimit të bashkëfshatarëve të tij. Videoja është postuar në FB në datën 23 gusht.Mali Tafaj: “E patë dhe vetë puna është e vështirë këtu ku jetojmë dhe ndodh që edhe mërzitemi dhe ndoshta dëshiron të largohesh diku për të ikur nga këtu, por..cfarë mund të bësh? Është pothuajse diçka një monotoni dhe fillon duke kryer aktivitetet e përditshme në fshat. Në 12 të drekës kthehemi në shtëpi për të ngrënë drekën dhe për të pushuar pak e për të vazhduar me punën deri në orët e pasdites. Është e vështirë për një të ri të jetosh këtu aq më tepër që vitet e fundit ka patur një zhvendosje  masive të njerzve nga fshati në zonat urbane ose jashtë Shqipërisë. Fshati duhet të kishe 1000 banorë por zhvendosja ka qenë masive pasi 20-30% e fshatit janë larguar në vitin 2015. Këtu edhe puna është relativisht shumë e vështirë. Unë kam mbaruar shkollën e lartë në Universitetin Bujqësor të Tiranës.  Kam qenë i informuar sidmos me vizitën e Kancelares Merkel që Gjermani ofron vende pune, por për persona të specializuar.”I riu tregon se intinerari që ndjekin shqiptarët për tu larguar për në Gjermani është Prizren-Shkup-Serbi dhe më pas vendet e BE.Mali Tafaj: “Intinerari më i thjeshtë që ndjekim për tu zhvendosur drejt Gjermanisë është nga Prizreni, Shkupi, Serbisë dhe më pas drejt vendeve të BE.Edhe vetë i riu nuk e përjashton mundësinë e një rrugëtimi të tillë. “Siç themi ne shqiptarët, të provojmë fatin”, përfundon ai.