16-vjeçarja shtatzënë varroset e gjallë, pas një ditë bërtet nga arkivoli (VIDEO)
Një adoleshentë e vdekur është çuar nga arkivoli duke bërtitur për ndihmë një ditë pasi ajo ishte varrosur.16 vjeçarja Neysi Perez e cila ishte e sapomartuar dhe 3 muajshe shtatzënë humbi ndjenjat në shtëpinë e saj në La Entrada të Houndurasit ndërkohë që ishte zgjuar natën për të shkuar në tualet.Një ditë pas vdekjes bashkëshorti i saj Rudy Gonzalez dëgjoi britma që vinin nga arkivoli i së ndjerës dhe menjëherë e ka çuar atë në spitalin San Pedro Sula.Të afërmit goditën arkivolin me çekan për ta nxjerrë sa më shpejt Neysin kur panë se ajo kishte shenja dhe gërvishtje në gishta për shkak se ishte përpjekur të dilte më parë nga arkivoli."Kishte kaluar vetëm një ditë qëkur e kishim varrosur. Nuk më besohej. Isha i ekzaltuar dhe plot shpresë"- tha Gonzales për televizionin Primer Impacto.Por menjëherë pasi është dërguar në spital, testet kanë treguar se trupi i Neysit ishte i pajetë dhe se ajo kishte vdekur plotësisht.Megjithëse mjekët u përpoqën ta shpëtonin mendohet se adoleshentja nuk ka arritur të mbijetojë për shkak të mungesës së oksigjenit në arkivol.Familjarët shprehen se që në fillim mendonin se vajza e tyre ishte gjallë pasi trupi i saj e kishte ruajtur ngjyrën dhe ishte ende i ngrohtë.Nuk dihen me saktësi shkaqet e vdekjes së 16 vjeçares por endohet se mund të ketë pësuar një krizë paniku pasi kur është zgjuar ka dëgjuar të shtëna armësh.Mamaja e Perez , Maria Gutierrez është e bindur se vajza e saj u varros e gjallë dhe fajëson mjekët që u nxituan për ta shpallur ate të vdekur.
