Korçë, radhë të gjata në sportelin e vetëm të QKR-së

Orë të tëra pritje në zyrat e QKR-së në Korçë, ku me dhjetëra persona rrinë në radhë për të regjistruar biznesin. Qytetarët kërkojnë shtimin e sporteleve, ndërkohë që sipas përfaqësuesit të biznesit të vogël, në Korçë informaliteti kap shifrën 70%.Korce-Pas paralajmërimit të qeverisë për nisjen e një aksioni të gjerë në shtator kundër biznesit informal, në zyrat e QKR-së në Korçë, janë krijuar radhë nga shtimi i kërkesave për regjistrim.Të përballuar vetëm me një sportel, qytetarët thonë se janë të detyruar të rrinë me orë të tëra apo edhe ditë në temperatura të larta, pa mundur ta licencojnë subjektin e tyre."Duhet të bëjnë zyra të përshtatshme, të rrinë njerëzit brenda dhe jo këtu në rrugë. Kërkesa ka nga biznesi, por këta nuk e ndihmojnë biznesin që të ecë""Unë kam ardhur 17 herë, por me një sportel nuk mbarohet punë." -shprehet një qytetarëPërfaqësues të biznesit të vogël e të mesëm e cilësojnë të pafalshme këtë nivel shërbimi nga QKR.Me ndarjen e re administrative, Bashkia e re e Korcës administron një territor me 120 mijë banorë.