Radhë për pasaportat, qytetarët: Po humbim kohë dhe para
Fundi i gushtit nuk i ka reduktuar radhët në zyrat e aplikmit për pasaportë biometrike në Vlorë.Janë të shumtë qytetarët që të detyruar rrinë në radhët torturuese me orë apo ditë të tëra për të nxjerrë dokumentin e ri biometrik."Kam tre ditë që sorollatem sa këtu e sa në Novoselë, sa në polici dhe themi se do të bëjmë shtet demokratik.""Gjithë këta fëmijë dhe gra, gra-shtatëzëna presin radhën edhe pse lekët janë paguar""Kam 2 ditë që po vij vërdallë, kam paguar 360 mijë lekë dhe vij akoma vërdallë. Në një vend marrin gjurmët e gishtërinjëve, në një vend tjetër gjurmët e syve, në një tjetër firmat. Kjo punë nuk bëhet kështu"- shprehen qytetarëtEmigrantët që aplikojnë për pasaportën biometrike të fëmijëve, përbëjnë një pjesë e konsiderueshme të qytetarëve në radhë." E kisha pashaportën 10 vjeçare, tani është kthyer në 5- vjeçare dhe duhet të paguajmë përsëri. Nga 160 mijë lekë që ishte vjet, këtë vit e kanë bërë 180 mijë lekë." shprehet e shqetësuar një emigranteOra News prej një muaji po vëzhgon situatën për marrjen e një pasaporte biometrike në qytete të ndryshme të vendit, ku radhët e gjata të përditshme, tashmë janë bërë të zakonshme./Oranews.tv/