Makina përplaset me murin rrethues të varrezave vdes 27 vjeçari

Një 27 vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rreth orës 02.40 minuta të mëngjesit të kësaj të marte, 25 gusht 2015,  në segmentin rrugor Shkoder - Koplik, në lagjen Dobraç.Automjeti tip Benz me targë AA 499 AG i drejtuar nga shtetasi England Alla është përplasur me murin rrethues të varrezave të kësaj lagjeje, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.Sipas grupit hetimor të mbërritur në vendngjarje, i riu i cili po udhëtonte i vetëm në automjet ka qënë duke lëvizur me shpejtësi, kur sapo është futur në kthesën e kësaj rruge ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues.Nga verifikimet në vendngjarje, edhe pse i riu ka tentuar të frenojë në vend, nuk ja arritur kësaj gjëje dhe në të njëjtën kohë e ka patur të pamundur shmangien e përplasjes me murin rrethues.Përplasja ka qënë e fortë dhe ka rezultuar fatale për 27 vjeçarin Alla, i cili ka ndërruar jetë në vend nga goditja e fortë. Blutë e Shkodres kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë skemën e këtij aksidenti të rëndë.Rruga Shkoder - Koplik, edhe pse një investim i viteve të fundit, është një nga njollat e zeza në rrugët e qarkut Shkoder, për shkak të mungesës së ndriçimit, daljeve të rrugëve dytësore dhe sinjalistikës së pjesshme.[caption id="attachment_567448" align="alignnone" width="640"]aksidenti Ne foto: Pamje nga aksidenti ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_567447" align="alignnone" width="640"]aksidenti koplik Ne foto: Pamje nga aksidenti ne Shkoder[/caption]aksidenti shkoder aksidenti pamje shkoder 1 pamje aksidenti shkoder aksidenti koplik 1/Oranews.tv/