Digjet një qendër refugjatësh pranë Berlinit
Një strehim i planifikuar për akomodimin e refugjatëve në Nauen të Gjermanisë shtë djegur mëngjesin e sotëm (25 gusht).Sipas informacioneve të mëdias gjermane online RBB, rreth 130 azilkërkues do të strehoeshin përkohësisht në palestrën e një gjimnazi javën tjetër.Policia njofton se zjarri u përhap në të gjithë ndërtesë, por tani është vënë nën kontroll. Departamenti i zjarrit bën me dije se nga ngjarja s’ka mbetur asnjë i lënduar.Zëdhënësja e Departamentit të Policisë në Brandenburg tha për RBB se policia mendon se zjarri është vënë qëllimisht. Megjithatë specialistët do të merren me investigimin e shkakut të ngjarjes së sotme.Brigada e zjarrit e zonën Nauen u alarmua rreth orës 02.30 të mëngjesit të sotëm nga rojet e sigurisë, njoftoi më tej zëdhënësja.“Departamenti i zjarrit u nis me 16 makina policie dhe 60 operatorë në terren, për vënien nën kontroll të flakëve”.Palestra që do të priste refugjatët javën e ardhshme i përkiste një shkolle profesionale, rreth së cilës ka biznese të shumta.
/Oranews.tv/