Historia e pengmarrjes 400 mijë euro, lirohet vajza, në burg 2 djemtë
Gjykata e Krimeve të Rënda liron vajzën ndërsa mban në burg të dashurin e saj dhe shokun e këtij të fundit të akuzuar për inskenimin e pengmarrjes kundrejt shumës prej 400 mijë eurosh.Për Orion Hoxhën, të dashurin e Nensi Çobës, dhe Kristi Gjorën, shokun e Orionit gjykata ka dhënë "arrest me burg" ndërsa ka dhënë 'detyrim me paraqitje" për Nensi Çobën. Kjo ishte masa e sigurisë e kërkuar edhe nga prokuroria pasi sipas akuzës vajza është përdorur nga adoleshentët në këtë histori. Po kështu tjetër rrethanë lehtësues është dhe fakti se vajza ka pranuar dhe ka njoftuar babanë e vet për historinë.Avokati I Orion Hoxhës e quajti të padrejtë vendimin e gjykatës duke deklaruar se procesi mësimor nuk duhej të ndërpritej për klientin e tij sipas konventës së të rinjve duke nënvizuar se do të apelonte vendimin.Pritet vendimi për vajzën Nensi Çobo."Gjykata nuk duhet të caktonte arrest me burg pasi 10-20 ditë kishte klienti im që kishte mbushur 18 vjeç. Procesi mësimore nuk duhet ndërprerë është konventa për të rinjtë që e ndalon. Do e çojmë në apel” tha avokati Hysen Spahiu pasi doli nga gjykataHistoria u zbulua më 22 gusht me arrestimin e tre të rinjve.vijon