Rama: Kisha e vjetër e Dhërmiut do rilindë mbi garazhin pa leje

Kisha në Dhërmi do të prishet për ta rindërtuar atë, sikurse ka qënë para prishjes prej diktaturës.Kështu deklaron kryeministri Edi Rama përmes një postimi në twitter ku publikoi edhe 2 foto njëra tregon kishën para prishjes dhe tjetra ndërtesën aktuale.Kryeministri Edi Rama fton qytetarët që ta kuptojnë ndryshimin, ku kishën aktuale e quan "Garazh pa leje"."Kisha e vjetër e Dhërmiut që do të rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare dhe garazhi pa leje që e quajnë kishë" shkruan Rama.Ndërsa një ditë më parë në konferencën on-line me qytetarët, Ram e konsideroi reagimin e ministrisë së Punëve të Jashtme greke si ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.Ndërhyrja e INUK në Kishën e Dhërmiut, është komentuar edhe nga deputeti i zonës Koco Kokëdhima, i cili jo shumë larg qëndrimit të kryeministrit, e quan Kishën thjesht një pllakë betoni në Himarë,që është ndërtuar brenda mureve historike të kishës së vjetër, dikur monument kulture.Deputeti socialist hedh dritë mbi përpjekjet e klerikëve grekë të Kishës Ortodokse, për të goditur një nga figurat e rëndësishme të historisë së Shqipërisë, si Niko Katalani.Për Kokëdhimën, qeveria është përgjegjëse për ta ringritur këtë kishë, këtë herë si muze/Oranews.tv/